Pas daljes nga Big Brother Vip, Vis Pupa ka komentuar sesi ndihet dhe cila mendon ai se ishte arsyeja e eliminimit.
Visi: Ndihem mirë që kam dalë, pasi nuk do vazhdoja dot më shumë. Për sa i përket banorëve, kam parë njerëz që kanë shansin e jetës të tregojnë kush janë dhe në këtë formë e kam menduar ta tregojnë, e nuk jam mërzitur më askënd. Mendoj që është loja që të nxjerrë anët më të këqija, nuk i vë faj askujt.
Arbër: Kam menduar që në ditët e para që Visi ka sedër të madhe. Në kohët e sotme është e vështirë të gjesh një burrë që i skuqet faqja. Në krahasim me banorët e tjerë kam parë respektin që ka për njerëzit. Duke krahasuar me banorët, ti je një njeri që e shfaq turpin, i druhesh. Dua të vlerësoj për këtë.
Zhaklin: Udhëtimin brenda shtëpisë e ka bërë vetëm. Do doja të kishe reaguar disi, të kam parë të pozicionuar afër Luizit sepse nuk doje të bëheshe pjesë e debateve.
Visi: Nuk jam pozicionuar me asnjë, jam afruar aty ku ndihesha mirë. Në fillim jam shokuar sepse vuanin për asgjë, aktronin. Ofendoheshin me njeri tjetrin e më pa silleshin sikur nuk kishte ndodhur asgjë.
Elvisi tha se nuk mendonte se do qëndronte më shumë shumë se dy javë në shtëpi, pasi nuk mundet të qëndrojë gjaë në hapësira të mbyllura. Sa i përket situatave brenda shtëpisë ai i cilësoi jo reale dhe me humor shtoi se iu duk vetja si një nga motrat Kardashian.








13 Dec 2025 





