INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U bë sërish nënë para pak javësh, por Arbana Osmani nuk gjen shpëtim nga kjo gjë! [FOTO]

U bë sërish nënë para pak javësh, por Arbana Osmani nuk gjen shpëtim nga kjo gjë! [FOTO]

Publikuar më: 14:34 27-11-2020

Arbana Osmani solli në jetë djalin e saj të dytë në muajin tetor. Ajo dhe Eduart Grishaj vendosën që vogëlushin e tyre ta pagëzonin me emrin, Diell.

Gjatë kësaj kohe moderatorja i është përkushtuar totalisht rritjes së djalit dhe është ndarë prej tij vetëm kur i është dashur të merret me punë.

Pavarësisht se ka kaluar 1 muaj nga lindja e djalit, Arbana duket se nuk ka venë re ende asnjë ndryshim në trupin e saj. Ajo ka treguar se vazhdon ende të ketë të njëjtin neps si më parë dhe ju ka kërkuar ndjekësve që ta ndihmojnë me këtë problem. Ajo ka postuar fotot e disa biskotave në Instagram dhe ka treguar se nuk po ndalet së ngrëni.

“A ka ndonjë prej jush që bën magji dhe të heq nga nepsi këto?”, ka shkruar Osmani.

111-2.jpg

 

Më pas ajo ka treguar se vogëlushin e saj e ushqen me qumësht gjiri, por as kjo nuk e ka ndihmuar të bjerë nga pesha. Arbana ka publikuar një meme në story për të treguar gjéndjen e saj aktuale.

“Ushqyerja me gji do të ndihmojë të humbasësh peshë, thanë. Kilet e tepërta do largohen menjëherë, thanë”, shkruhet në memen ku një vajzë shfaqet duke ngrënë një tortë të madhe.

2222.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037391185760498