INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U bë objekt talljesh pas arrestimit të të dashurit me kokainë, Viola Spiro rrëfen...[FOTO]

U bë objekt talljesh pas arrestimit të të dashurit me kokainë, Viola Spiro rrëfen...[FOTO]

Publikuar më: 08:01 16-08-2018

Gjithçka mes tyre dukej të shkonte mirë edhe pse thjesht ishin kapur mat disa herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, pa e pranuar lidhjen mes tyre hapur në publik.

Ndërsa më pas lajmi i arrestimit të Valentin Selajt, në Hollandë me kokainë bëri që ndaj bukuroshes së ekranit të vërshonin një seri kritike, duke rënduar paksa gjendjen e saj emocionale dhe psikologjike.

E ftuar së fundmi në emisionin “Pushime on Top”, Viola është shprehur se ka plane për t’u larguar nga Shqipëria.

“Kam një mendje të largohem pak jashtë shtetit dhe të zhvendosem tek prindërit në Amerikë. Dua të bëj edhe një specializim atje dhe të shkëputem pak. Ndaj nëse nuk më shikoni në shtator, dijeni se kam ikur jasht. Unë kam jetuar shumë kohë jashtë dhe nuk e mendoj dot që të jetoj në një vend.” – tregoi moderatorja.

Më tej, Viola rrëfeu se i është dashur shumë punë për të bindur shikuesit se ishte e aftë në prezantim, pasi jo pak herë është paragjykuar.

“Jam ndjerë shumë e paragjykuar dhe ndihem në shumë raste edhe tani. Pavarësisht se situata ka ndryshuar pak. Në momentin që je e pashme në ekran, njerëzit nisin të të paragjykojnë se ndodhesh aty vetëm për aq. Dhe duhet t’i bindësh sesa e aftë je. Me ekperiencën e fundit të Botërorit jam ndjerë shumë mirë.”- përfundoi ajo.

dtyde.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035841464996338