INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U bë baba në “Ditën e Flamurit”, GOLD AG i vendos emrin e veçantë djalit: Emrin tënd e vendosi vetë data...

U bë baba në “Ditën e Flamurit”, GOLD AG i vendos emrin e veçantë djalit: Emrin tënd e vendosi vetë data...

Publikuar më: 14:36 28-11-2020

Sot më 28 nëntor reperi kosovar Gold Ag së bashku me bashkëshorten e tij Ermira janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e gëzuar e ka dhënë vetë reperi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Çifti janë bërë prindër të një djali të cilin për shkak të datës që ka lindur (28 nëntor) ata e kanë pagëzuar me emrin Gueril.

'Falenderimi i takon Krijuesit te qiejve dhe tokes, qe sot mua dhe nusen time na furnizoi me nje djale.O Allah o Zoti im ty te takon falenderimi, o Zoti im gezoj te gjithe ciftet qe e kerkojne kete dhurate prej teje.Biri im ti linde ne nje dite te vecante per mua, por edhe per mbare popullin shqiptare.Ne kete date gjithmone e festuam festen e flamurit, festuam me vone edhe daljen publike te Ushtrise Clirimtare te Kosoves.Ne kete date lindi nje njeri i madh qe fal pushkes se tij ti sot linde ne liri bire.Djali i babes ti erdhe me 28 Nentor ne ditelindjen e Adem Jasharit.Emrin tend e vendosi edhe data jote, e gezofsh emrin GUERIL, e paq shendetin dhe jeten e gjate, qofsha krenar me ty e jetofsh i lire ne token tende djali jem i miri…O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos me largo nga meshira jote dhe me bej rob falenderues.”, shkruan Gold Ag në postim.

Article Logic
Execution time: 0.0045981407165527