INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U arrestua se u kërkonte seks djemve dhe vajzave në emision, flet nga burgu ish-banori i Big Brother: Kuçedra më futi në kurth! [FOTO]

U arrestua se u kërkonte seks djemve dhe vajzave në emision, flet nga burgu ish-banori i Big Brother: Kuçedra më futi në kurth! [FOTO]

Publikuar më: 16:46 05-03-2019

Prej disa mujash ish-banori i Big Brother Kreshnik Husaj i njohur si Kika nisi një emsion me titull “the One Show nga Kika” i cili transmetohej në një televiizon shqiptar. Por sipas Insajder në këtë emision është kërkuar favore seksuale por edhe para nga drejtuesi i emisionit Kreshnik Husaj për t’i bërë mister dhe favorizuar në emision.

Prej dy javësh ky i fundit është arrestuar nga policia e Tiranës pasi në emër të tij kanë ardhur 30 denoncime që janë bërë nga bashkëpunëtorë të emisionit, por edhe nga persona që kanë rënë pre e mashtrimeve. Së bashku me Kikën bashkëpunonte edhe një tjetër ish banore e Big brother Zaida Çobo. Ka qenë vetë ajo e cila e ka denoncuar Kreshnikun ku shprehej se i merrte para pjesëmarrësve dhe i premtonte se do t’i bënte të njohur.

E ndërkohë që ky lajm po bën xhiron e rrjetit, raportohet se në vlerësimin e masës së sigurisë para gjykatës ai ka deklaruar se gjithçka thuhet është një i inskenim i “kuçedrës” siç ai pëlqyer të etiketojë bashkëprezantuesen e emisionit Zaida Çobo (dhe kjo ish banore e big brother 8).

shw.jpg

 

Para gjykatës ai ka deklaruar se shumat prej më shumë se 300 eurosh që vajzat pretendojnë se i kanë paguar, ato ia kanë dhënë në formë dhurimi me kontratë të nënshkruar për fondacionin e tij.

Gjithashtu dhe pretendimet se prindërit e disa fëmijëve kanë paguar nga 50 euro për të recituar në emision sipas tij nuk qëndrojnë pasi i kanë dhuruar si pjesë të fondacionit. Për akuzat e të rinjve se ka kërkuar favore seksuale në këmbim të çmimit fitues ai i ka mohuar akuzat duke u rezervuar të jepte versionin e tij të plotë në një moment tjetër.

Ai ka akuzuar Zaiden se nëpërmjet inskenimit të kallëzimeve, po tenton ti marrë emisionin me qëllim promovimin e vajzave simpatike që punojnë tek lokali i saj në zonën e Yzberishtit në Tiranë në të cilin organizohen dhe party që sipas tij janë të dyshimta për nga veprimtaria tregtare.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883