INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U arrestua LIVE, zbardhen 6 akuzat ndaj Bardh Spahisë, ish-deputeti: Të pavërteta, si pranoj…[FOTO]

U arrestua LIVE, zbardhen 6 akuzat ndaj Bardh Spahisë, ish-deputeti: Të pavërteta, si pranoj…[FOTO]

Publikuar më: 09:51 20-06-2019

Mbrëmjen e djeshme ish-deputeti i PD, Bardh Spahia u arrestua live, teksa ishte nisur për të shkuar në studion e emisionit 'Open' në Top Channel.

Policia e kishte shpallur ish-deputetin në kërkim, ndërsa ky i fundit u shpreh se nuk kishte dijeni për një gjë të tillë. Sakaq, Newsbomb.al ka siguruar akt-akuzën për Spahinë.

Në procesverbal bëhet e ditur se për Spahinë është dhënë urdhër ndalimi për shkak të ngjarjes së mbrëmjes 18 qershorit në KZAZ-në e Shkodrës.

Ish-deputeti demokrat akuzohet për: "Kundërshtimi i punonjësve të rendit publik", "Goditje për shkak të detyrës", Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Rendit", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", Prishja e qetësisë publike", "Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore", shkruan Newsbomb.al.

Ndërkohë, në fund të procesverbalit Spahia ka lënë edhe shënimin e tij me shkrim duke mos pranuar akuzat: “Nuk pranoj asnjë nga akt-akuzat të cilat i konsideroj krejtësisht të pavërteta”.

dakt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0018467903137207