INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqia vendos tarifa hakmarrëse kundër SHBA-ve

Turqia vendos tarifa hakmarrëse kundër SHBA-ve

Publikuar më: 09:16 21-06-2018

Turqia do të nisë të zbatojë tarifa kundër Shteteve të Bashkuara, në përgjigje të taksave që u ka vënë SHBA-ja importeve të saj të aluminit dhe çelikut. Tarifat do të vendosen për importet e qymyrit, letrës, arrave / bajameve, duhanit, orizit të papërpunuar, uiskit, automobilave, kozmetikës, pajisjeve të makinerisë dhe produkteve petrokimike. "Tarifa e përgjithshme që po imponohet tani nga Turqia në SHBA është në përpjesëtim me kostot shtesë që Turqia përballet për shkak të tarifave të imponuara nga SHBA," tha ministri i Ekonomisë Nihat Zeybekci në një deklaratë.

ministri_truk.jpg

"Tarifat janë proporcionale, të matura dhe të dizajnuara për të mbrojtur interesat e Turqisë,", tha Zeybecku. Vendimi vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit nga Evropa, Kanadaja, Meksika dhe aleatët të tjerë të SHBA-së.  Trump vendosi në mars të imponojë detyrime të importit prej 25 për qind në çelik dhe 10 për qind në alumin, duke tërhequr kritika nga vendet e tjera për rritjen e rrezikut të një lufte tregtare globale. Tarifat e SHBA janë vendosur në Evropë, Kanada dhe Meksikë, disa nga partnerët e saj më të mëdhenj tregtarë qysh prej 1 qershorit, pasi përjashtimet e tyre të përkohshme kanë skaduar. Shtetet e Bashkuara janë vendi i pestë më i madh ku Turqia eksporton mallrat e saj dhe vëllimi i tregtisë, në vitin 2017, ka arritur në 20.6 miliardë dollarë. Nga nesër, tarifa hakmarrëse kundër SHBA-së do të nisë të zbatojë edhe Bashkimi Evropian. Ekspertët kanë tërhequr vërejtjen për luftë të mundshme tregtare.

Article Logic
Execution time: 0.003770112991333