INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqia dhe Greqia ‘tregojnë dhëmbët’. Ankaraja do ndërtojë bazë ushtarake në veri të Qipros

Turqia dhe Greqia ‘tregojnë dhëmbët’. Ankaraja do ndërtojë bazë ushtarake në veri të Qipros

Publikuar më: 15:00 29-08-2018

Turqia ka në plan të ndërtojë një bazë detare në veri të Qipros turke,tha të martën gazeta Yeni Safak. Gazeta, e cila është e lidhur ngushtë me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, tha se marina turke tashmë ka paraqitur një kërkesë në Ministrinë e Jashtme për të filluar procedurat për të gjetur një vend "të përshtatshëm" në ishull për të ndërtuar bazën. Gazeta tha se baza ishte e nevojshme pasi vendet e tjera përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Spanjën, Italinë, Kanadanë, Danimarkën, Portugalinë, Belgjikën, Gjermaninë dhe Greqinë po përdorin luftën në Siri si pretekst për të ruajtur një prani në Mesdheun Lindor .
Nëse konfirmohet raporti sipas analistëve në mediat greke, kjo mund të kompromentojë përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet rreth Qipros.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164