INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqia arreston 12 militantë të dyshuar të Shtetit Islamik

Turqia arreston 12 militantë të dyshuar të Shtetit Islamik

Publikuar më: 17:46 02-01-2019

12 militantë të dyshuar të grupit Shteti Islamik, përfshirë dy gra që kërkohen nga Franca janë arrestuar në Turqi. Sipas agjencisë Anadolu, të dyshuarit janë arrestuar gjatë bastisjeve të policisë në provincën Bursa, këtë javë. Grupi i të arrestuarve përfshin shtetas të Francës me prejardhje nga Siria dhe Algjeria, të cilët janë vendosur në Bursa pasi dyshohet se kanë kryer "akte" në emër të Shtetit Islamik në Siri, raportoi Anadolu.Pesë nga të dyshuarit do të dëbohen nga vendi. Policia turke ka arrestuar dhjetëra ndjekës të dyshuar të Shtetit Islamik në ditët e fundit të dhjetorit. Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një klub nate në Stamboll, më 1 janar të vitit 2017. Në këtë sulm kanë mbetur të vrarë 39 vetë, shumica e tyre turistë të huaj.

Article Logic
Execution time: 0.0013911724090576