INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqi, autobusi me turistë del nga rruga, raportohen 11 të vdekur dhe 46 të plagosur

Turqi, autobusi me turistë del nga rruga, raportohen 11 të vdekur dhe 46 të plagosur

Publikuar më: 12:36 20-01-2018

11 persona kanë humbën jetën dhe 46 të tjerë u plagosën pas aksidentit të një autobusi me turistë në provincën e Eshkisehir, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA). Aksidenti ndodhi kur autobusi me turistët ishte duke shkuar nga Ankaraja në provincën veriperëndimore Bursa. Aksidenti ndodhi sot gjatë orëve të para të mëngjesit kur drejtuesi i autobusit humbi kontrollin dhe u përplas me pemët anash rrugës. Policia ndaloi shoferin e autobusit dhe ka nisur hetimet. Autobusi turistik, i cili i përket firmës Kartallar Gezi, thuhet se goditi pemët në rrugën e autostradës Eshkisehir-Bursa. Shefi i Policisë u tha mediave se të plagosurit ishin aktualisht duke u trajtuar në tre spitale të ndryshme.

Article Logic
Execution time: 0.0034248828887939