INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tsipras e Zaev kandidatë për Nobelin e Paqes

Tsipras e Zaev kandidatë për Nobelin e Paqes

Publikuar më: 17:16 01-10-2018

Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras dhe homologu i tij nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Zoran Zaev, janë ndër kandidatët dominues për të fituar çmimin Nobel për Paqen, ka deklaruar për agjencinë ANA-MPA, gazetari suedez Wiktor Nummelin, redaktor i agjencisë TT për çmimet Nobel. Gazetari Nummelin ka nënvizuar se shumë pjesëtarë të jurisë mendojnë se “do të ishte perfekte qe çmimi Nobel për paqen t’u jepej kryeministrave të dy vendeve apo dikujt që negocioi”.
“Është e vështirë të themi se kush është kandidat e kush jo. Por është një sekret i përbashkët që emrat e tyre janë përmendur për çmimin. Çdo vit bëhen shumë hamendje dhe diskutime se kush do ta marrë çmimin për Paqen, në cilën fushë do të donin të fokusoheshin pjesëtarët e jurisë. Sivjet po flasin shumë për Gadishullin korean, diskutojmë për situatën me refugjatët, negociatat midis Greqisë dhe Maqedonisë”, ka
thënë gazetari suedez.

Article Logic
Execution time: 0.0038352012634277