INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trupi juaj ju dërgon këto sinjale? Zbuloni përse keni nevojë

Trupi juaj ju dërgon këto sinjale? Zbuloni përse keni nevojë

Publikuar më: 11:17 16-10-2018

Trupi i njeriut është si një mekanizëm i pa ndalshëm ku ndodhin miliona procese shpesh të panjohura për ne, por që arrijnë të na japë sinjale nëse diçka nuk po funksionon si duhet. Është e nevojshme që këto sinjale të mos lihen pas dore pasi na informojnë për disa sëmundje, të cilat mund të trajtohen menjëherë nëse qëndrojmë vigjilentë ndaj trupit tonë.
Mësoni 10 prej tyre:
1. Dëshira për ushqim të kripur: Është shenjë e një inflamacioni apo infeksioni në trup, sidomos në sistemin urogjenital.
2. Lëkurë e thatë: Tregon që trupit tuaj i mungon vitamina E dhe duhet rritur konsumi i vajrave vegjetale, vajit të peshkut dhe frutave të thata si arrat, lajthitë, bajamet dhe stikat.
3. Dëshirë për ëmbëlsira: Nëse ju është rritur dëshira për sa më shumë ëmbëlsira duhet të merrni glukozë për të siguruar energji. Ideale, për të shmangur teprimet, është të rrisni dozën e mjaltit dhe çokollatës fondente.
4. Gjakrrjedhje e mishrave të dhëmbëve: Ky sinjal tregon qartazi për mungesë të vitaminës C. Po ashtu ju duhet të pini shumë çaj e të konsumoni fruta, perime e hudhra.
5. Dëshirë për ushqime krudo. Është shenjë e problemit të mëlçisë ose gastritit. Ushqimet e papërpunuara lehtësojnë dhimbjen e stomakut dhe reduktojnë kontraktimet e dhimbshme.
6. Lëkurë e thatë në bërryla: Kjo është një simptomë e qartë e mungesës së vitaminave A dhe C. Këshillohet të konsumohen më shumë fruta e perime, në veçanti portokalle, karota, kajsi e kunguj.
7. Rritje e dëshirës për fruta deti. Në këtë rast, trupi ndoshta është duke ju thënë se i mungon jodi.
8. Dëshirë për ushqime acid. Trupi juaj kërkon ushqim të thartë për të nxitur fshikëzën e tëmthit dhe të mëlçisë. Prandaj duhet të konsumoni boronica e limon për të ndihmuar pastrimin.
9. Flokë e thonj të dobët. Duhet të keni kujdes pasi mund të keni mungesë kalciumi dhe vitamine B. Duhet të rrisni konsumin e qumështit, bishtajoreve, patateve, drithërave integrale dhe embrioneve të grurit në dietën e përditshme.
10. Gjumë, nervozizëm, mpirje. Pa dyshim që nuk duhet të injorojmë problemet e gjumit, nervozizmin, mpirjen e këmbëve. Kjo tregon se kemi mungesë të magnezit dhe kaliumit, lehtësisht të rikuperueshme me shtesat e duhura. Por edhe me fruta të thata, fara lini, fara luledielli e bajame.

Article Logic
Execution time: 0.0040559768676758