INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump pagoi 130 mijë dollarë për heshtjen e Stormy Daniels

Trump pagoi 130 mijë dollarë për heshtjen e Stormy Daniels

Publikuar më: 09:22 03-05-2018

Presidenti Donald Trump ia ka kthyer personalisht avokatit të tij shumën prej 130.000 dollarësh që u përdor për të blerë heshtjen e aktores të filmave për të rritur. Kjo deklaratë u bë nga ndihmësi i tij ligjor Rudy Giuliani. Këto fakte hedhin poshtë pretendimet eTrump, i cili tha se nuk e dinte për pagesën e bërë nga avokati Michael Cohen për pornostaren Stormy Daniels përpara zgjedhjeve të vitit 2016. Trump ka mohuar pretendimet e Daniels për një lidhje mes tyre në vitin 2006.  Giuliani tha se nuk është përdorur asnjë financim i fushatës, për këtë çështje. Ish-kryebashkiaku i New York City, i cili së fundi u bashkua me ekipin ligjor të Trump, i tha Sean Hannity Fox News: "Ata e paguan shumën përmes një firme ligjore dhe presidenti ia ktheu atë." Ai tha se shlyerja është bërë "gjatë një periudhe prej disa muajsh".  Giuliani tha se transaksioni ishte ligjor dhe nuk përfaqësonte një kontribut të paligjshëm në fushatën zgjedhore të zotit Trump, sepse nuk ishte "para të fushatës".

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492