INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump në Davos: Amerika e para, por jo e vetme

Trump në Davos: Amerika e para, por jo e vetme

Publikuar më: 17:45 26-01-2018

‘Amerika po përjeton një rritje ekonomike, që prej zgjedhjes sime president në Bursë janë krijuar miliarda dollar SHBA është e hapur ndaj kompanive dhe është rikthyer të jetë sërish konkuruese, kjo është koha e duhur për të investuar në Amerikë , jam këtu për të përfaqësuar interesat e amerikanëve e për tju ofruar nëj miqësi që të ndërtojmë një botë më të mirë'

Në këtë mënyrë presidenti Donlad Trump zgjidhi të hapte fjalimin e tij gjatë forumit ekonomik botëror të zhvilluar në Davos të Zvcrës ku ishin mbledhur kretët më të lartë të botës. Gjatë fjalës së tij manjati sikurse pritej kryefjalë kishte sloganin e tij Amerika e parë, por një Amerikë që nuk mund të jetë e vetme.

‘Si president i SHBA gjithmonë do të vendos Amerikën në vend të parë, sikurse liderët e tjetër do të vendosin shtetet e tyre. I ftoj të gjithë krerwt të mbrojnë interesat e qytetarëve të tyre sikurse bëjmë ne. Ejani në Amerikë, unë besoj tek Amerika dhe do të jetë gjithmonë e para, por kjo nuk do të thotë se Amerika është e vetme. Sepse kur SHBA lulëzon, lulëzon e gjithë bota’ shtoi manjati

Ndërsa Kreu i Shtëpisë së Bardhë komentonte se SHBA nuk do të tolerojnë praktika jo të drejta në tregtinë ndërkomëbatre një pjesë e liderëve duartrokiti dhe pjesa tjetër jo. Dhe pas kritiakve nga shume lider si Merkel apo Macron Trump duket se terhqiet paksa nga politiaka e izolimit.

Madje edhe kur preku temën e mediave u fishkëllye nga gazetarët.

Duke u ndaluar në cështjen aq shumë të diskutuar, emigracionin manjati u shpreh se të gjitha ata që do të hynë një SHBA do të përzgjidhen në bazë të kapacitetit të tyre për të kontribuar në ekonominë e vendit.

Duke u ndalur tek siguria Trump theksoi se SHBA do të jetë lider në mbrojtjen e sigurise botërore, në luftën kunër ISIS dhe denuklarizimin e Koresë së Veriut.

Fjalimi i Trump i cili u prit me protesat në Davos të Zvicrës, përmbyll punimet tre ditore të Forumit ku ishin të pranishëm liderët botërorë mes tyre edhe kryeministri Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0038878917694092