INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump i pamëshirshëm, i flet pa takt të vesë së ushtarit

Trump i pamëshirshëm, i flet pa takt të vesë së ushtarit

Publikuar më: 16:37 18-10-2017
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjithmonë është kritikuar për qëndrimet e tij ndaj grave, të cilat nuk kanë ngurruar ta akuzojnë edhe për ngacmime seksuale.Edhe këtë herë ai është në qendër të kritikave e madje është cilësuar si një njeri i pamëshirshëm. 
 
Kreu i Shtëpisë së Bardhë është treguar i pandjeshëm teksa i është drejtuar një vejushe të një ushtari duke i treguar se ai e dinte mjaft mirë se për çfarë firmoste para se të shkonte të luftonte.
 
Ndoshta manjati, si Komandant i lartë është treguar gjakftohtë dhe realist, por ndaj tij kanë vërshuar një lum kritikash.
 
Trupi i pajetë i ushtarit që humbi jetën në Niger mbërriti në SHBA të martën vonë. Dhe vetëm pak çaste mediat shkruajnë se Trump ka marrë në telefon gruan e tij ku i është shprehur “ Epo ai e dinte për çfarë kishte firmosur, por gjithsesi humbja e tij dhemb”.
 
E ka thënë apo jo Trump një koment të tillë? Është kongresmenia  Federica Wilson ajo që e konfirmon e cila pretendon se në momentin e telefonatës ka qënë së bashku me familjen e ushtarit të vrarë.
 
Nga ana tjetër Shtëpia e Bardhë në reagimin e saj zyrtar thotë se biseda mes Trump dhe familjes së ushtarit do të mbeten private. Kjo nuk është hera e parë që Donald Trump akuzohet se nuk është treguar aspak njerëzor me familjet e personave që kanë dhënë jetën në shërbimet ushtarake.
 
Manjati është kritikuar po ashtu se nuk ka kontaktuar as me familjet e 4 ushtarëve të vrarë, ndonëse është shprehur se do ta bëjë shumë shpejt.Madje ai ka kritikuar Obamen se nuk telefononte familjet e ushtarve.Epo ky është Donald Trump presidenti më kontrovers i SHBA dhe tashmë po mësohemi me njeriun që thyen protokollet tradicionale.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0033979415893555