INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump i ofendoi dukeshën Meghan Markle, por shihni si ''hakmerret'' Princ Harry [FOTO]

Trump i ofendoi dukeshën Meghan Markle, por shihni si ''hakmerret'' Princ Harry [FOTO]

Publikuar më: 12:44 04-06-2019

Gjatë kohës kur Trump ishte kandidat për president, gruaja e princ Harry-t, aktorja Meghan Markle, e konsideronte si “paragjykues ndaj grave“ dhe “njeri që mbjell përçarje”.

Ndërsa është duke vizituar Britaninë, Trump është pyetur pikërisht për deklaratat e Meghan, dhe presidenti amerikan nuk e ka mbajtur dot veten.

“ Nuk e dija që ishte kaq e keqe”, tha Trump, pa shumë diplomaci.

Mirëpo, ditën e djeshme Donald Trump i është dashur të bëjë një vizitë në Pallatin Mbretëror ku dhe është përballur për herë të parë me bashkëshortin e Meghan, Princ Harryn. Meghan nuk ishte e pranishme gjatë pritjes teksa sipas mediave të huaja, Harry ka shkuar me vonesë dhe ka mbajtur një distancë ndaj Trump.Ai nuk ka shkëmbyer asnjë bisedë me të, teksa ka qëndruar me të bijën e tij, Ivanka Trump, me të cilën po ashtu ka mbajtur një qëndrim të ftohtë.

 

dunam.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038001537322998