INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump emëron ambasador në Prishtinë, një person që e njeh nga afër Kosovën

Trump emëron ambasador në Prishtinë, një person që e njeh nga afër Kosovën

Publikuar më: 13:55 06-07-2018
Presidenti Donald Trump ka përzgjedhur diplomatin amerikan që do të përfaqësojë SHBA-të në Kosovë.  Ambasadori i ri do të jetë Philip S. Kosnett nga Virxhinia, një person që e njeh nga afër Kosovën pasi ka shërbyer si zyrtar politik. Kosnett, aktualisht është i ngarkuar me punë si përfaqësues i përkohshëm në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara. Gjatë karrierës së tij në Shërbimin e Jashtëm, ai ka punuar në tetë misione të Shteteve të Bashkuara në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme si dhe në pozita të larta drejtuese në Departamentin e Shtetit. Pjesa më e madhe e karrierës së diplomatit Kosnett, ka qenë e fokusuar në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë dhe pajtimin politik. Ai ka shërbyer edhe si Zëvendës Shef i Misionit Amerikan në Uzbekistan dhe në Islandë. Po ashtu, ai gjatë karrierës së tij ka qenë i angazhuar edhe në pozicione të ndryshime politike, politike-ushtarake dhe ekonomike-tregtare në Afganistan, Irak, Holandë e Japoni. Në karrierën e tij ai rendit edhe shërbimin si zyrtar politik në Kosovë. Në Uashington, Kosnett  ka punuar në zyrat e Departamentit të Shtetit për Evropën, kundër-terrorizmit,në çështjet politiko-ushtarake të Inteligjencës dhe Kërkimeve, etj. Ai është diplomuar në Universitetin e Harvardit, është nderuar me 10 çmime të Departamentit të Shtetit. Gjithashtu, ai ka marrë Medaljen e Zyrës së Sekretarit të Mbrojtjes për Shërbim Civil të Jashtëzakonshëm dhe Medaljen e Departamentit të Këmbësorisë për Shërbim Civil të Shkëlqyer.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0043339729309082