INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump: Do bashkëpunoja me Putin për të luftuar ISIS

Trump: Do bashkëpunoja me Putin për të luftuar ISIS

Publikuar më: 09:59 16-08-2016

Kandidati për president të SHBA-së i Partisë Republikane, Donald Trump, tha se do të punonte me Rusinë për të mposhtur grupin ekstremist Shteti Islamik dhe do të përdorte “kontrollet ekstreme” përpara se të lejonte hyrjen e emigrantëve në SHBA, nëse do të zgjidhej President.

Trump, i cili në fjalimin e tij për politikën e jashtme u përqendrua në luftimin e ekstremistëve islamikë, në shtetin e Ohio të hënën, tha se “asnjëherë nuk mund të zgjedhim miqtë tanë, por nuk mund të dështojmë në njohjen e armiqve tanë”.

Ai shtoi se do të punonte “ngushtë me NATO-n në misionin” e luftimit të IS-it dhe të grupeve të tjera islamike. Trump tha se ai do të krijonte një komision “për islamin radikal” si një prej akteve të tij si president dhe do të udhëzonte

Departamentin e Shtetit që të hartonte një listë të rajoneve në botë prej nga askush nuk do të lejohej të emigronte në SHBA. Miliarderi sulmoi edhe kundërshtaren e tij kryesore për zgjedhjet presidenciale të 9 nëntorit, Hillary Clinton, duke thënë se asaj i mungon “fuqia mendore dhe fizike” për të “përballuar shumë sfida”

 

Article Logic
Execution time: 0.0038321018218994