INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditet vendi. Tre vetëvrasje brenda 24 orësh

Tronditet vendi. Tre vetëvrasje brenda 24 orësh

Publikuar më: 11:58 11-09-2018

Dy persona janë gjetur të varur në pemë në Korçë dhe në Pogradec. Sipas policisë të dy ata janë vetëvrarë. Në orët e para të mëngjesit, përgjatë rrugës për në Malin e Moravës, në periferi të Korçës, është gjetur i vetëvarur në një pemë, I.M. 24 vjeç, banues në Korçë. Ndërsa, dje në lagjen nr. 4 të qytetit të Pogradecit në afërsi të vendit të quajtur “Kalaja” është gjetur po i vetëvarur në një pemë V.F, 35 vjeç, banues në fshatin Memlisht. Një tjetër vetëvrasje është regjistruar pasditen e djeshme, në fshatin Fitore në Vlorë, ku një 13-vjeçar mësohet se i dha fund jetës me një armë zjarri pistoletë “TT”.

Article Logic
Execution time: 0.0033249855041504