INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E çuditshme, u tha se është ndarë nga jeta, reagon menaxheri Mino Raiola

E çuditshme, u tha se është ndarë nga jeta, reagon menaxheri Mino Raiola

Publikuar më: 13:31 28-04-2022

Mediet më të mëdha në Europë njoftuan minutat e fundit se menaxheri Mino Raiola u nda nga jeta në moshën 54 vjeçare. Është Ansa në Itali që ka kontaktuar me doktorin Alberto Zangrillo që bën pjesë në reaprtin e Anestezisë dhe Kujdesit Intensiv në spitalin Shën Rafaele në Milano.

Sipas tij, Mino është duke luftuar për të mbijetuar pas një situate të vështirë. “Jam i indinjuar nga telefonatat e pseudo-gazetarëve që spekulojnë për jetën e një njeriu që po lufton të mbijetojë”, tha doktor Alberto Zangrillo.

Edhe miku i tij dhe krahu i djathtë i Raiola, Jose Fortes Rodriguez ka treguar se ai është në gjende të keqe por po lufton për të mbijetuar.

“Sapo mora një mesazh nga burimi i duhur se Mino Raiola nuk ka vdekur. Ka shqetësime për shëndetin e tij, por njoftimi në media të ndryshme se ai ka vdekur është i pasaktë”, thotë gazetari i Nos, Arn Vermeulen duke iu referuar mesazhit të Jose.

Super-agjenti i futbollit Mino Raiola është detyruar të mohojë pretendimet se ka vdekur me një postim të zemëruar në Twitter.

Raiola shkroi në Twitter: “Gjendja aktuale shëndetësore për ata që pyesin: më vrasin për herë të dytë në 4 muaj. “Duket gjithashtu në gjendje për të ringjallur.”

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055