INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trondit me dëshminë e tij vëllai i dy grave të vrara nga Gazmend Musta

Trondit me dëshminë e tij vëllai i dy grave të vrara nga Gazmend Musta

Publikuar më: 22:12 05-01-2019

Sot Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën arrest me burg për Gazmend Mustën, i cili pasditen e 2 janarit i mori jetën gruas dhe kunatës së tij për shkaqe fare banale. Po vëllai i dy motrave Gj.Çaushaj ka folur mbi marrëdhënien e autorit të krimit dhe me bashëshorten Gentjanën.

Sipas dosjes hetimore të prokurorisë, vëllai i dy viktimave, Çaushaj, ka deklaruar se kunati i tij herë pas here nuk e linte të dilte nga shtëpia motrën e tij, e fyente dhe e ofendonte.
Një ditë para se të ndodhte krimi, sipas dëshmisë së Gj. Çaushaj, i dyshuari kishte qenë familjarisht tek banesa e prindërve të viktimave në Drizar të Mallakastrës dhe se në datë 2, kur edhe ndodhi ngjarja tragjike, do të shkonte tek familja e të dyshuarit për darkë.
Po ashtu dhe në dëshminë e babait të Gazmend Mustës tregohet se marrëdhënia në çift mes Gentjanës dhe Gazmendit ishte e tensionuar.
Gruas Gentjana Çaushaj dhe kunatës, Melisa, 18 vjeçe, Gazmend Musta ai i mori jetën duke i goditur me thikën e bukës në sy të dy fëmijëve të mitur. Ndërsa dokumenti i ekspertizës mjeko-ligjore, zbulon detaje shokuese, për mënyrën se si është Musta ka goditur gruan dhe kunatën e tij. 32-vjeçari i ka qëlluar me thikë buke disa herë dy grate.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037198066711426