INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trondit Corriere Della Sera: Në Shqipëri rriten mbi 1 mijë parcela me kanabis

Trondit Corriere Della Sera: Në Shqipëri rriten mbi 1 mijë parcela me kanabis

Publikuar më: 17:30 04-06-2016

Gazeta italiane “Corriere della sera” publikoi sot artikullin me titull “Droga nga Adriatiku, mbi 1000 parcela”, i cili komenton të dhënat e Policisë Financiare italiane mbi prodhimin e marijuanës në Shqipëri.

Plantacionet janë dyfishuar dhe biznesi kriminal po qarkullon miliarda Euro duke prodhuar më shumë se 1 mijë ton në vit. Në qoftë se në vitet 2013/ 2014 kapitali ndërkombëtar i kanabisit ishte në Lazarat, tani gjërat kanë ndryshuar, bazat e furnizimit me drogë janë vendosur në zonën e Shkodrës, që është më e vështirë për ta kontrolluar.

Tre vitet e fundit

Lufta kundër trafikut të drogës në Ballkan në mënyrë të pashmangshme kalon në Puglia, porta për tregun e madh evropian. Numrat ishin në rritje gjatë vitit të kaluar, 815 plantacione me 165 mijë bimë kanabis ishin identifikuar. Në vitin 2013 ishin zbuluar 305 plantacione dhe 81.300 bimë kanabis.

Bazat e reja

Në atë kohë, baza e trafikantëve të drogës ishte Lazarati, me më shumë se 3 mijë banorë në rrethin e Gjirokastrës, ku marijuana prodhohej për tregun evropian. Situata ka ndryshuar tani, vëmendja është përqëndruar në Shkodër, ku bandat kanë lëvizur bazat për të shmangur ofensivën e forcave të sigurisë.

Në gazetë thuhet se situata po monitorohet me kujdes jo vetëm nga Italia dhe BE, por edhe nga SHBA. Në shkrim theksohet raporti vjetor i Departamentit të shtetit, ku thuhet se Shqipëria mbetet një vend burimi për marihuanën dhe një pikë tranziti për kokainën dhe heroinën

Article Logic
Execution time: 0.003849983215332