INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trokit/ Sfida që çmendi rrjetin, blogerja për personazhin e njohur: WOW, si ja bën?

Trokit/ Sfida që çmendi rrjetin, blogerja për personazhin e njohur: WOW, si ja bën?

Publikuar më: 17:22 17-01-2019

Sfida që po marros këdo në Instagram, ajo e fotografive të 10 viteve më parë, zuri hapësirën e saj edhe në programin ‘Trokit’. Moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni pritën në studio blogeren Enxhi Vogli. Sa kanë ndryshuar personazhet shqiptarë dhe të huaj këto 10 vite? Si i shikon ndryshimet edhe në stil Enxhi në postimet e publikuara?

Blogerja vlerësoi pozitivisht Jennifer Lopez, sidomos për linjat pas 10 viteve; klasin e Anne Hathaway dhe sigurisht që s’mund të linte jashtë vëmendjes personazhet shqiptarë. Gjatë bisedës në studio, në ekranin e IN Tv u shfaq sfida fotografike nga Bleona Qereti. Enxhi dhe moderatorët ishin në një mendje teksa pyeten njëherazi “Si ja bën o Bleona?’’.

ble.jpg

Duket se këngëtarja ka ndaluar kohën madje Enxhi shton se Bleona vijon të mbetet një ‘star’. Mos humbisni videon e mëposhtme për të parë ndryshimet dhe komentet edhe rreth Soni Malaj, Gentian Zenelaj etj.

Article Logic
Execution time: 0.0034089088439941