INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trokit/ Producenti i label-it shqiptar ndan sekretet: Blihen beat-e, shiten hite! Ja politika e klikimeve [VIDEO]

Trokit/ Producenti i label-it shqiptar ndan sekretet: Blihen beat-e, shiten hite! Ja politika e klikimeve [VIDEO]

Publikuar më: 21:15 29-05-2019

Në studion e emisionit IN të paraditeve shqiptare ‘Trokit’ ishte sot i ftuar producenti, themeluesi I label-it shqiptar “Money Music Entertainment’’, Silvi Fort. Përballë interesit të lartë të moderatorëve Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni ai tregoi disa nga sekretet e mënyrës se si po funksionon sot muzika shqiptare. Silvi shtoi se po punon fort për të drejtat e autorit dhe ndërtimin e një industrie më vete. I pyetur për blerje e beat-eve muzikore dhe të servirura si origjinale, producenti tha se blihen shumë pjesë të tilla online. Për të, ato nuk janë origjinale për aq kohë sa blihen edhe pse në Shqipëri shiten si unike.

 4.jpg

Ai nuk mohon as blerjen e klikimeve pavarësisht se shton se kjo politike marketuese nuk është e preferuara e tij. Për Silvin është e udhës që trafiku I videoklipeve të jete natyralë. E kishit menduar që njerëzit marrin kredi për një këngë? Ka pasur kërkesa të tilla? Ermali I kërkoi të bënte atë edhe Sarën ‘këngëtar’ si shumë në Shqipëri dhe Silvi e ka gati përgjigjen. Mos humbisni intervistën e mëposhtme për më shumë info.

Article Logic
Execution time: 0.0032820701599121