INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trokit/ Ngacmon edhe nusja? Këngëtari i njohur tregon prapaskenat e dasmave shqiptare, ja ç’ndodh [VIDEO]

Trokit/ Ngacmon edhe nusja? Këngëtari i njohur tregon prapaskenat e dasmave shqiptare, ja ç’ndodh [VIDEO]

Publikuar më: 15:26 26-07-2019

Një e premte fantastike ishte kjo e sotmja në programin ‘Trokit’ me rrefimet e këngëtarve Erik Lloshi dhe Klajdi Musabelliu përballë moderatorit Ermal Peçi. Propozimet e fundit të tyre muzikorë nisën diskutimet e shumta, nga të cilat mësuam më shumë rreth jetës artistike dhe personale të këngëtarve të njohur. Të dy pranuan se dasmat janë një burim shumë i mirë për të ardhurat personale, edhe pse Eriku ka vite që këndon në to, kurse Klajdi jo.

Nuk kishte si të mos mungonin pyetjet ngacmuese të Ermalit teksa pyet direkt Erikun për dasmat ku këndon:

Ermali:A të ka pëlqyer ndonjëherë nusja e dasmës, aq sa të kësh thënë ehh sikur të ishte e imja?

ERIII.jpg

Qeshin të gjithë, teksa Eriku thotë:

‘Shiko, duhet të dish si të reagosh, duhet të jenë gjërat në rregull. Ka ndodhur që nusja më ka ngacmuar, apo edhe të ftuara në dasma, me letra, më numrat e telefonit. Por unë i ndaj gjërat’

Kaq mjaftoi që mes shumë të qeshurave Klajdi të kishte një kërkesë:

‘A mund të më gjesh një nuse?’

Si janë pagesat e kësaj verë? Ka ende menaxhër që vonojnë lekët, që nuk I japin? Si reagojnë këngëtarët? Ndiqni videon për më shumë informacione.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031259059906006