INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trokit/ ‘Më dalin të tmerrshme!’ S’do ta besoni çfarë nuk gatuan dot gazetarja e njohur [VIDEO]

Trokit/ ‘Më dalin të tmerrshme!’ S’do ta besoni çfarë nuk gatuan dot gazetarja e njohur [VIDEO]

Publikuar më: 15:01 10-04-2019

Një tjetër takim i emisionit të përditshëm ‘Trokit’ me personazhet e dashur të ekranit. Moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni pritën sot në studio gazetaren Iva Tiço dhe kryeredaktoren e Shtëpise Botuese Pegi, Aida Baro. Teksa flisnin për botimet e reja letrare, era e kuzhinës në ‘Trokit’ u tërhoqi vëmendjen të dyjave.

aaaaaaaa.jpg

Nisur nga kjo Ermali pyeti Iva Tiçon, jo për pjatën që gatuan më mirë, por për atë që gjithmonë nuk qëllon në shenjë. Pa u menduar gjatë, ajo tha:

‘Byrekun, edhe me petë të gatshme nuk di ta bëj. Çuditërisht (qesh) është dhe diçka që bëj keq. Patatet. Më dalin të tmerrshme, nuk di. I bëj çdo javë dhe nuk kenaqem. Më thonë janë të thjeshta, unë bëj patatet më të këqija në botë’.

Me shaka moderatorët shtuan se nësë doni të dini çfarë nuk bën mirë Iva, mos pyesni më, përgjigja është: PATATET.

bbb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042121410369873