INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trokit/ Këngëtarja e njohur: Klipi 6000 euro, më iku mundi kot! Plasin të qeshurat LIVE [VIDEO]

Trokit/ Këngëtarja e njohur: Klipi 6000 euro, më iku mundi kot! Plasin të qeshurat LIVE [VIDEO]

Publikuar më: 15:02 13-06-2019

Këngëtarja Blerina Braka ishte e ftuara e moderatorit Ermal Peçi në programin e INTv ‘Trokit’. Klipi i saj i ri në duet me Shpat Kasapin mori që në nisje, vëmendjen e bisedës teksa tregoi se është një kënaqësi që ribashkëpunon më Shpatin.

ee9092bb-bbf0-4c12-bf9a-4cd64bf44fd2.jpg

E pyetur nga Ermali për ndonjë moment të sikletshëm gjatë klipit, me shaka tha se është shumë e vështirë të dallosh nëse Shpati është i mërzitur apo me nerva pasi ka gjithmonë buzëqeshjen tipike. Në lojën ‘Kapi sekondat’ Ermali i kërkoi 4 klipet për të cilat ka shpenzuar më shumë dhe zbuluam:

‘Një këngë idjote, ‘Se parfe’. Kam shpenzuar 6000 euro. Skandaloze. Lekë të hedhura kot, në plehra. E kam hequr nga Youtube, nuk është. I jep lekët pak nga pak, dhe në fund thua çfarë bërë?’- rrëfeu Blerina.

Intervista e një viti më parë e Blerinës me Ermalin u bë shumë virale pasi e qeshura e saj karakteristike bëri që të ndërpritej programi. Si kanë qenë komentet pas videos? Çfarë i tha bashkëshorti? Shpërthejnë sërish të qeshurat, ndiqeni më poshtë.

Article Logic
Execution time: 0.0033540725708008