INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trokit/ Eneda Tarifa e lodhur nga i njejti refren, ja ç’i kërkoi kryeministrit Rama [VIDEO]

Trokit/ Eneda Tarifa e lodhur nga i njejti refren, ja ç’i kërkoi kryeministrit Rama [VIDEO]

Publikuar më: 16:09 04-01-2019

Këngëtarja e suksesshme Eneda Tarifa ishte e ftuara e sotme e moderatorit Ermal Peçi në programin LIVE të IN Tv ‘Trokit’. Kënga e saj më e fundit ‘Nuk ja vlen’ u bë lajtmotiv e intervistës si projekti i saj më i fundit, por që siç tha Eneda do të vijonë edhe gjatë këtij viti. Që kur doli kënga e re u përfol në mediat online se kënga ishte një dedikim për ish partnerin e saj , për të cilën ajo foli për herë të parë:

‘E ka shkruajtur Fifi. Unë tani jam e penalizuar të bëj këngë të ndjera, se do bëjnë lidhjet portalet. Këngët s’janë gjithmonë personale’ – tha Eneda.

E pyetur nga Ermali nëse e kishte menduar se kënga e saj do të shikohej menjëherë në këtë këndvështrim, ajo e mohoi, duke nënvizuar se thjesht i pëlqeu kënga që në fillim.

inside1.jpg

Eneda ka qenë shpesh në mediat online, shpesh edhe për lajme fake, ndaj e lodhur nga to, shpesh edhe e mërzitur, i bëri kërkesë LIVE kryeministrit Rama.

“Realisht jam shumë dakort, nëse ka ndonjë ligj më të mirë për të bërë kryeministri është ligji kundër shpifjes’’- shtoi Eneda.

Çfarë fshihej pas lajmit të rrëzimit të saj në skenë? Iku vet apo jo, nga Voice? Zbuloni këto e më shumë në videon e mëposhtme!

Article Logic
Execution time: 0.007436990737915