INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Trokit' e INTv në faqen e Eurovisionit! Nis euforia shqiptare [Video]

'Trokit' e INTv në faqen e Eurovisionit! Nis euforia shqiptare [Video]

Publikuar më: 14:39 29-12-2018

Një sezon i suksesshëm për emisionin 'Trokit', i cili vjen çdo ditë live në ekranin e INTV nga ora 11:00 deri në orën 13:30.

Nga java në javë jo vetëm që ka mirëpritur emrat më IN të ekranit shqiptar por është bërë edhe gjithëpërfshirës për targete të ndryshme sociale.

Puntata e fundit e Dhjetorit është mbyllur me Jonida Maliqin e cila është surprizuar disa herë nga ato që moderatori Ermal Peçi kishte përgatitur për të.

Këngëtarja as nuk e priste që do të dëgjonte tre video mesazhe nga kompozitorja e saj, fansat e zjarrtë të Kosovës dhe gazetari i njohur i Wiwibloggs, William.

Pas intervistës, siç ndodh gjithmonë me 'Trokit' lajmet nga programi u mbuluan mediatikisht nga portalet shqiptare por kësaj here edhe ato europiane.

Vet Wiwibloggs i ka kushtuar një shkrim të dedikuar programit dhe intervistës së Ermalit me Jonida Maliqin.

Ata theksojnë se në programin shqiptar 'Trokit' në IN Tv Albania, Jonida është emocionuar teksa ka ndarë edhe lajmin që të gjithë prisnin, do të këndoj shqip në Eurosong!

Portali numër një i Eurovisionit nuk është ndaluar, duke zbardhur me detaje pjesë nga intervista duke uruar në fund, më të mirën për këngëtaren shqiptare.

 

foto1.jpg

foto_3.jpg

 

 

 

foto_2.jpg

 

 

 

foto4.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034739971160889