INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trokit/ A përdorin lëndë narkotike gjatë netëve Live? 2 këngetaret ‘diss’ vajzave të videoklipeve [VIDEO]

Trokit/ A përdorin lëndë narkotike gjatë netëve Live? 2 këngetaret ‘diss’ vajzave të videoklipeve [VIDEO]

Publikuar më: 15:10 19-10-2018

E premtja në emisionin ‘Trokit’ sjell gjithmonë dinamikë në studio për shkak edhe të personazheve të ftuar. Moderatori Ermal Peçi mirëpriti dy këngëtare që prej vitesh këndojnë në skenat e muzikës Live në Tiranë. Xheisara dhe Marjona Metohu treguan se emocionet e mbremjeve muzikore të Tiranës që nuk fle janë të medha, duke u përpjekur që edhe pse duke punuar, të argëtojnë publikun që i ndjek nga afër.

vlcsnap-2018-10-19-14h59m40s77.jpg

Por ku e gjejnë ato energjinë e orëvë të tëra? Ermali i ngacmon duke i thënë se ka zëra që thonë se për këtë gjë përdoren edhe lëndë narkotike teksa si Xheisara ashtu edhe Marjona Metohu e mohojnë kategorikisht. Po si ndihen ato përballë suksesit të këngëtareve që kanë miliona klikime?

vlcsnap-2018-10-19-14h59m55s231.jpg

 Pse ato këndojnë LIVE dhe nuk sillen si disa këngëtare të tjera? Xheisara nuk mendohet gjatë dhe i fton në duel këto këngëtare. Madje në lojën ‘Kapi sekondat’ ajo edhe i përmend! Një ‘diss’ live për to! Çfarë? Zbuloni më shumë në videon e mëposhtme!

 

Article Logic
Execution time: 0.002439022064209