INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trishtim në kampin kuqezi [VIDEO]

Trishtim në kampin kuqezi [VIDEO]

Publikuar më: 10:37 01-06-2016

Ndërkohë që entuziazmi ka pushtuar kombëtaren me ditën e debutimit të madh në Euro 2016 më afër se kurrë, jo të gjithë janë të lumtur në skuadrën tonë.

Bëhet fjalë për të përjashtuarit nga lista e ekipit final prej 23 futbollistësh që do të shkojnë në Francë. Berat Gjimshiti, Milot Rashica, Amir Rrahmani dhe Herolind Shala nuk ia kanë dalë të bindin trajnerin De Biasi dhe të bëhen kështu pjesë e ekipit kombëtar që do të debutojë më 11 qershor kundër Zvicrës. Një situatë e tillë natyrisht që nuk është e lehtë për djemtë të cilët janë shfaqur dukshëm të trishtuar në videon që publikoi Federata Shqiptare e Futbollit mbi largimin e tyre nga grumbullimi kuq e zi. Djemtë janë pa fjalë dhe mesa duket ende nuk e kanë marrë veten, por natyrisht nuk ngurrojnë t’i urojnë suksese dhe sa më shumë fat kombëtares në ekspeditën franceze. Spikat ndër të tjerat largimi i Milot Rashicës, i cili vinte nga një sezon i mirë me ekipin hollandez të Vitesse. 

Article Logic
Execution time: 0.0034189224243164