INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Trendi në dëborë që po pushton rrjetin, ja si ta bëni edhe ju!

Trendi në dëborë që po pushton rrjetin, ja si ta bëni edhe ju!

Publikuar më: 16:37 15-11-2025

Një trend i ri me efekt dimri po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ku përdoruesit po shndërrojnë fotot e tyre të zakonshme në imazhe kinematografike të mbushura me borë.

Ky stil është bërë viral në TikTok, Instagram dhe Facebook, duke u krahasuar me atmosferën e filmave koreanë, ku theksi bie te detajet e vogla si fijet e borës, lëkura me nuancë të ftohtë dhe ndriçimi i butë natyral.

Efekti shpesh ndërtohet në tre kuadrate vertikalë 9:16, një kompozim që e thekson më shumë stilin e “winter romance”.

Në foton e publikuar nga përdoruesit, kompozimi ndjek të njëjtin trend: pjesa e sipërme tregon një portret shumë afër me theks te qerpikët e mbuluar nga bora; në mes shfaqet profili ¾ nën një çadër transparente, ndërsa poshtë është portreti ballor me shprehje të qetë dhe melankolike. Veshja me shall të trashë të bardhë dhe pallto të errët e plotëson atmosferën e dimrit.

Për ta realizuar edhe ju këtë efekt, përdoren disa metoda të thjeshta:

1. Përmes aplikacioneve të gatshme me efekt dëbore

Shumë përdorues zgjedhin aplikacione si Meitu. Mjafton të ngarkoni foton, të zgjidhni opsionin “AI Snow” dhe aplikacioni shton automatikisht borën, tonet e ftohta dhe ndriçimin e butë të dimrit. Më pas mund të ruani tre pozicione të ndryshme dhe t’i kombinoni në një layout vertikal.

2. Me anë të një prompt-i specifik në Gemini ose ChatGPT

Për përdoruesit që duan pamje sa më besnike trendit, përdoret një prompt i përgatitur posaçërisht për këtë stil. Mjafton të ngarkoni foton tuaj dhe të përdorni përshkrimin e mëposhtëm:

“Create a vertical 9:16 cinematic composite in winter snow, split into three stacked frames. Top: close-up of the face with snowflakes on lashes and soft cold tones. Middle: ¾ profile holding a clear umbrella in snowfall. Bottom: chest-up portrait facing camera with calm winter mood. Lighting: soft daylight, shallow depth, natural snowy atmosphere.”

Trendi po pëlqehet sepse ofron pamje profesionale dhe një estetikë të veçantë sezonale, e cila ka marrë shumë reagime pozitive në rrjet