INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tre të vdekur në aksidente, policia ka një apel për drejtuesit e mjeteve

Tre të vdekur në aksidente, policia ka një apel për drejtuesit e mjeteve

Publikuar më: 18:16 28-09-2017

Pas tre aksidenteve me pasojë vdekjen e tre personave ditën e sotme në rrugët e vdenit, Policia rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve  që udhëtojnë në këto orë të shtojnë kujdesin, si rezultat i rendimit të kushteve të motit dhe rënies së shirave në mjaft zona. Policia bën apel edhe për shmangien e përdorimit të celularit gjatë drejtimit te mjetit.

DEKLARATA E PLOTE

Drejtoria e Policisë Rrugore iu kerkon të gjithë drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë me mjetet e tyre në këto orë të shtojnë kujdesin gjatë drejtimit të mjetit të tyre.

Në orët në vazhdim si rezultat i rendimit të kushteve të motit dhe rënies së shirrave në mjaft zona rrugore të vendit kanë ndodhur tre aksidente rrugore me pasojë humbjen e jetës së tre shtetasve.

Paraprakisht Policia Rrugore ka identifikuar si shkak të ndodhjes së tyre shkeljen e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve të perfshire në keto aksidente dhe sidomos shpejtesinë tej normave të lejuara dhe parakalimin e gabuar.

Me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore dhe parandalimin e tyre dhe ruajtjen e jetës së shtetasve Policia Rruga kërkon rritjen e vëmendjes në drejtimin e mjeteve, respektimin në maksimum të normave të sjelljes, përdorimin sidomos të rripave të sigurimit dhe vendosjen e kaskove mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Të evitohet me çdo kusht përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të mjeteve.

Shërbimet e Policisë janë në akset rrugore për të parandaluar aksidentet dhe për të dhënë çdo ndihmë drejtuesve të mjeteve. 

Article Logic
Execution time: 0.0043590068817139