INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tre gjenitë kanë gati planin 100 milion dollarësh: Të zbulojmë vendndodhjen e alienëve [FOTO]

Tre gjenitë kanë gati planin 100 milion dollarësh: Të zbulojmë vendndodhjen e alienëve [FOTO]

Publikuar më: 20:06 23-09-2016

Tre prej njerëzve më të pasur dhe më inteligjentë të botës, shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, sipërmarësi Yuri Milner dhe fizikanti Stephen Hawking kanë zbuluar për “MailOnline” planin për nisjen e kërkimeve për jetë jashtëtokësore.

Projekti 100 milion dollarësh do të nisë zyrtarish muajin tjetër në kërkim të jetës jashtëtokësore në një prej planeteve më të favorshëm, “Proxima b” 4 vite dritë larg nesh.

Ata do të përdorin një prej teleskopëve më të fuqishëm në botë për të dëgjuar mesazhet aliene.

Muajin e kaluar astronomët gjetën prova të qarta se ylli më i afërt me sistemin tonë diellor, Proxima Centauri është diell i një planeti të ngjashëm me Tokën.

“Ky plan vjen vetëm një muaj pasi Stephen Hawking, unë dhe me mbështetjen e Mark Zuckerberg, ndërmorëm nisëmn “Starshot” për të lëshuar një anije kozmike të vogël në drejtim të Alpha Centauri”, tha Milner për “MailOnline”.

Article Logic
Execution time: 0.0035221576690674