INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tre fakte mbi vaginën! Çfarë duhet të dimë mbi gjenitalin femëror

Tre fakte mbi vaginën! Çfarë duhet të dimë mbi gjenitalin femëror

Publikuar më: 16:30 14-03-2019

Kanali i vaginës mund të ndryshojë përmasa

Kanali vaginal zakonisht arrin përmasa nga 3 deri në 15 centimetra. Gjithsesi gjatë marrëdhënieve sekuale, ose gjatë lindjes së fëmijës ky kanal mund të zgjerohet deri në 200 përqind.

Klitori ekziston vetëm për t’i dhënë gruas kënaqësi seksuale

Klitori ka rreth 8000 funde nervash, kjo e bën atë shumë të ndjeshëm ndaj prekjes dhe temperaturës. Studiuesit kanë dalë në përfundimin se klitori ka vetëm një funksion, t’i sigurojë gruas kënaqësi seksuale.

Vagina nuk zgjerohet (përgjithmonë)

Vagina mund të zgjerohet dhe të ngushtohet si të ishte llastik. Gjithsesi lindjet e shumta si dhe mosha mund të bëjnë që muskujt e vaginës të dobësohen. Megjithëkëtë ju mund të mbani situatën nën kontroll duke bërë ushtrimet e Kegelit, të cilat do t’ju ndihmojnë për të mbajtur në formë muskujt e vaginës./cna.al

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102