INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trazohen gjakrat në Ballkan. Serbia kërcënon kroatët: Nëse doni luftë, ne jemi gati

Trazohen gjakrat në Ballkan. Serbia kërcënon kroatët: Nëse doni luftë, ne jemi gati

Publikuar më: 16:50 30-04-2018

Në kohën kur disa nga vendet e Ballkanit janë me sytë nga Europa, duke pritur që dera e saj të hapet e për ta, situata në rajon tensionohet. Kështu Serbia dhe Kroacia kanë nisur një luftë diplomatike e cila po po përshkallëzohet. Dy vendet madje kanë kërcënuar me tërheqje të përfaqësuesve diplomatik. Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç deklaron se Beogradi do të përgjigjet njëlloj, nëse Zagrebi vendos të tërheqë ambasadorin. "Shpresoj arsyeja të mbizotërojë dhe të vazhdojmë në rrugën e bashkëpunimit të mirë fqinjësor, rrugën e përcaktuar nga presidentët Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe Aleksandër Vuçiç Por, nëse dëshirojnë një luftë diplomatike, ata do të kenë një luftë diplomatike"-i tha kreu i diplomacisë tabloidit ‘Informator’ gjatë një intervistë. Në artikullin, e botuar me titullin "Nëse kroatët duan luftë, ata luftë do të kenë !", Daçiç kujtoi se Kroacia e shpalli ministrin serb të mbrojtjes një persona non grata. Për këtë arsye Serbia u përgjigj me të njëjtën masë kundër ministrit të mbrojtjes të Kroacisë , duke vepruar sipas parimit të reciprocitetit. "Masa reciproke është praktikë që ndiqet zakonisht në diplomaci, natyrisht që nuk jemi të kënaqur me këtë, por ne jemi të detyruar ta bëjmë atë, po reagojmë vetëm, duke iu përgjigjur lëvizjeve të autoriteteve në Zagreb "tha Daçiç. Ministri e përshkroi reciprocitetin si "nënën e diplomacisë", dhe vuri në dukje se presidentët e SHBA dhe Rusisë "bëjnë të njëjtën gjë". Sa i përket mundësisë që Kroacia të ngadalësojë rrugën e Serbisë për në BE, Daçiç tha se "nuk është e sigurt nëse Zagrebi në qershor do të bllokojë hapjen e kapitujve të rinj negociues me BE". "Ata u përpoqën këtë në të kaluarën, dhe kjo nuk funksionoi ose nuk zgjati shumë", tha Daçiç.

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104