INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trajneri i Bayernit ka këtë strategji për të mbajtur lojtarët në formë

Trajneri i Bayernit ka këtë strategji për të mbajtur lojtarët në formë

Publikuar më: 12:37 28-09-2018

Robert Lewandowski do të rikthehet në formacionin e Bayern Munchen, duke nisur nga ndeshja e së premtes kundër Hertha Berlin, bëri të ditur trajneri Niko Kovac. Lewandowski shënoi tre gola në katër ndeshjet e para të Bundesligës, por u la në stol në barazimin 1-1, të martën nga Augsburg, ku luajti si titullar Sandro Wagner.

Trajneri i Bayernit mbrojti vendimin e tij për të bërë rotacion, duke qenë se bavarezët do të ndeshen me Hertha, Ajax dhe Borussia Monchengladbach, në harkun e pak ditëve.

Rotacioni i Lewandowski me Wagner ishte diçka që e kishim planifikuar prej kohësh. Të premten ndaj Hertha do të ndryshojmë sërish. Detyra ime është të luajë gjendjen fizike të lojtarëve dhe rotacioni do të jetë i vazhdueshëm. Pushimi i Lewandowskit, ashtu si ai i Neuer, dihej më parë nga lojtari. Do të vazhdojmë rotacionin edhe ndaj Hertha, Ajax dhe Gladbach” tha trajneri i bavarezëve.

Article Logic
Execution time: 0.0026929378509521