INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjike! Modelja e famshme gjendet e vdekur në jahtin e miliarderit, zbulohen detajet e tmerrshme: E lidhur me litarë...[FOTO]

Tragjike! Modelja e famshme gjendet e vdekur në jahtin e miliarderit, zbulohen detajet e tmerrshme: E lidhur me litarë...[FOTO]

Publikuar më: 17:30 04-09-2018

Një modele 20-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një jaht luksoz, në pronësi të biznesmenit miliarder meksikan, Alberto Bailleres. Sinead McNamara ishte pjesë e ekuipazhit të jahtit, ndërsa mediat e huaja shkruajnë se jahti ka qenë i ankoruar prej disa ditësh në Kefalonia të Greqisë, kur trupi i pajetë i modeles është gjetur brenda.

Ndërkohë që së fundmi janë zbuluar detajet nga vdekja e saj. Mendohet se vdekja e 20-vjeçares erdhi pas një ndarje të keqe me të dashurin. Ajo u gjet pa ndjenja dhe e lidhur me litarë në orën 1:45 të mëngjesit në jahtin “Mayan Queen IV” të ankoruar në ishullin grek Argostoli.

Sinead McNamara është parë duke u ngushëlluar nga një kolege vetëm 15 minuta para se trupi i saj të gjendet në pjesën e pasme të jahtit 190 milionë dollarësh.

Momentet e fundit të jetës së saj janë filmuar nga kamerat CCTV të vendosura brenda në jaht, të cilat thuhet se janë nën hetimin e policisë.

Zyrtarët kanë fakte si fotografi dhe mesazhe, por ende nuk kanë konfirmuar arsyen e vdekjes. Disa anëtarë të ekuipazhit i thanë policisë se ajo po luftonte me një ndarje me zënka.

SDINE.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040221214294434