INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedia në shpellën e Pëllumbasit! Flet për IN Tv miku i djalit të zhdukur...[FOTO]

Tragjedia në shpellën e Pëllumbasit! Flet për IN Tv miku i djalit të zhdukur...[FOTO]

Publikuar më: 14:17 23-05-2018

5 ditë më parë është shënuar një ngjarje e rëndë në shpellën e Pëllumbasit. Një grup të rinjsh shkuan për të eksploruar zonën atraktive dhe dy prej tyre ranë në Kanionet e Erzenit. Njëri pati fat se u gjet në kohë nga polumbarët, për tjetrin vijojnë kërkimet. Sot Ergys Vladi që për fat të mirë shpëtoi ka bërë një apel përmes IN Tv. 

“Kini kujdes dhe merrni masat e duhura kur bëni, aktivitete outdoor,” tha Vladi. Ai kujton se 19 vjeçari Xhorxho Seferi, u rrëmbye nga rrjedha e ujit dhe familjarët e miqët e tij ndodhen aktualisht tek kanionet dhe po kërkojnë me shpresën se mund të gjejnë Xhorxhon.
“Kërkime po vijojnë të bëjnë dhe Polumbarët dhe Policia e Shtetit, por terreni është jashtëzakonisht shumë i thyer dhe nuk ka shumë hapsirë për të vepruar,” tregon Gysi për IN Tv.
Në këtë situatë të rëndë, Gysi, i cili prej vitesh drejton guida, u bën thirrje të gjithë eksploruesve, që të bëjnë kujdes në udhëtimet e tyre, kur nuk i njohin vendet që vizitojnë.
Po si do vijojnë kërkimet? “Tani do të devijohet lumi për të krijuar një hapsirë veprimi dhe shpresojmë, që Xhorxho të gjendet,” sqaron Vladi.
Kjo është një ngjarje që ka tronditur të gjithë familjarët dhe miqtë e Xhorxhos, të cilët zgjohen çdo ditë me shpresën për të pasur ndonjë lajm nga djali dhe shoku i tyre.

gys_2okkkk.jpg

Xhorxho Seferi, djali i zhdukur

xhorxho.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436