INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedia e familjes në Librazhd, vajza përcjell e vetme prindërit, djali në gjendje shoku

Tragjedia e familjes në Librazhd, vajza përcjell e vetme prindërit, djali në gjendje shoku

Publikuar më: 11:12 08-09-2019

Ngjarja e rëndë e ndodhur në qytetin e Librazhdit dy ditë më parë ku burri vrau me thikë bashkëshorten dhe më pas u vetëvra duke u hedhur nga pallati ka tronditur të gjithë opinionin publik.

Fëmijët e çiftit Gjokola janë ata të cilët po e përballojnë me vështirësi këtë ngjarje të rëndë.

Djali i çiftit i cili gjeti nënën të mbuluar me gjak është sjellë në QSUT në gjendje të rëndë psikologjike duke mos mundur të marrë pjesë në ceremoninë mortore të prindërve.

Ndërsa vajza e familjes së bashku me të afërmit ka përcjellë pasditen e djeshme për në banesën e fundit prindërit.

Po ashtu mësohet se edhe ajo ishte në gjendje mjaft të rënduar psikologjike. Deri më tani dyshohet se ka qenë xhelozia motivi që e ka shtyrë 53-vjeçarin për t’i marrë jetën gruas së tij.

Daut Gjokola qëlloi disa herë me thikë mbi trupin e bashkëshortes së tij 49 vjeçare. Në shtëpi në momentin e krimit ndodhej edhe djali 26 vjecar i bashkëshortëve, i cili nuk ka dëgjuar debatin e tyre.

Vetëm kur dëgjoi britmat e së ëmës 26 vjecari shkoi në dhomë ku e gjeti nënën e tij të mbuluar në gjak. Pak minuta me pas, Dauti u vetëhodh nga banesa duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877