INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedi në Tiranë, mbytet një fëmijë në lumin Erzen. Policia sqaron ngjarjen: Ishte me shenja jete

Tragjedi në Tiranë, mbytet një fëmijë në lumin Erzen. Policia sqaron ngjarjen: Ishte me shenja jete

Publikuar më: 13:14 05-07-2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një fëmijë i mitur vetëm 14 vjeç ka rrezikuar jetën në lumin Erzen.

Policia në një njoftim zyrtar bën me dije se fëmija është gjetur me shenja jete.

Njoftimi i policisë

Më datë 05.07.2018, rreth orës 12:30, jemi njoftuar se në Bërzhitë, banorët e zonës kanë nxjerrë nga ujërat e lumit Erzen, (me shenja jete) një fëmijë të mitur rreth moshës 14 vjeç, i cili dyshohet të jetë futur për tu larë dhe ka rrezikuar të mbytet.

Në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku bënë të mundur dhe transportimin e fëmijës për ndihmë mjekësore në spital.

Article Logic
Execution time: 0.0035898685455322