INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedi në SHBA:  Autobusi ndahet në dysh, 6 fëmijë humbin jetën dhe dhjetëra të tjerë plagosen

Tragjedi në SHBA: Autobusi ndahet në dysh, 6 fëmijë humbin jetën dhe dhjetëra të tjerë plagosen

Publikuar më: 18:11 22-11-2016

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në SHBA. Të paktën 6 fëmijë kanë humbur jetën e dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik në Chattanooga, Tennessee.

Autobusi i cili po transportonte fëmijë, nga përplasja me një pemë është ndarë përgjysëm. Mediat amerikane mendojnë se përpara se të përplasej, autobusi ka goditur një shtyllë. Nga ky aksident kanë mbijetuar 21 fëmijë dhe shoferi i cili u shoqërua për t’u marrë në pyetje nga hetuesit.

Sipas BBC, 5 prej fëmijëve u gjetën të vdekur brenda në autobus, ndërsa një tjetër vdiq në spital. Në mjet mësohet se ndodheshin 35 fëmijë, 23 prej të cilëve u dërguan me ambulancë drejt spitalit për shkak të dëmtimeve të marra.

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723