INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedi në fabrikën e çimentos në Elbasan, dy punëtorë mbulohen nga çimentoja

Tragjedi në fabrikën e çimentos në Elbasan, dy punëtorë mbulohen nga çimentoja

Publikuar më: 12:36 19-10-2018

Një aksident i rëndë është shënuar këtë paradite në fabrikën e çimentos në Elbasan. Dyshohet për një të vdekur dhe një të plagosur.

Mësohet se ka humbur jetën Musa Sula ndërsa ka mbetur i plagosur Tomorr Mjekërzaku.

Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja por policia ka shkuar atje për nisjen e hetimeve.

Puna në fabrikë është bllokuar dhe grupi hetimor ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve okularë.

Mësohet se një nga punëtorët është mbuluar nga një masiv çimentoje. Ende nuk dihen emrat e viktimës dhe të plagosurit.

Article Logic
Execution time: 0.0023820400238037