INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trafikim e prostitucion, arrestohen 2 vajza dhe 3 djem

Trafikim e prostitucion, arrestohen 2 vajza dhe 3 djem

Publikuar më: 17:55 02-10-2016

Policia ka bërë të mundur arrestimin e dy vajzave dhe tre djemve, nën akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore dhe shfrytëzim prostitucioni. Në momentin që po tentonin të kalonin kufirin janë ndaluar dhe arrestuar nga policia. Të arrestuarit, I. Qima, 23 vjeçe, A. Qama, 25 vjeçe, Ledian Gjoni, 28 vjeç, Ardit Shmilli, 24 vjeç dhe Zamir Hodo po tentonin të kalonin kufirin bashkë me dy vajzat M. TH., dhe A.P.., të cilat kishin si qëllim t’i trafikonin si prostituta në Gjermani. Pasi i kishin shfrytëzuar si prostituta në Shqipëri, grupi i kishte pajisur vajzat me karta identiteti rumune false me qëllim dërgimin e tyre në Gjermani, ku do t’i priste një shtetase nga Rumania. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: dy karta identiteti Rumune të dyshuara të falsifikuara, 4 bileta avioni, 7 telefona, 1500 € si dhe një automjet “Taxi”, i cili bënte transportin. Gjithashtu do të hetohen në gjendje të lirë për shtetaset M. Th. dhe A. P. të cilat janë rekrutuar nga personat e mësipërm dhe dyshohet se kanë ushtruar prostitucion në Shqipëri dhe me pas do të shfrytëzoheshin jashtë vendit. Po kështu e përfshirë me trafikimin e vajzave dyshohet të jetë dhe shtetasja Rumune me inicialet P. C., e cila dyshohet se ishte personi pritës në Gjermani. Të arrestuarit e operacionit “Rekrutimi”:

1- I. Qama, 23 vjeçe, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i personave, kryer në bashkëpunim” 2-Ledian Gjoni, 28 vjeç, banues në Skrapar, për veprat penale “Trafikimi i personave”, “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Fallsifikim të letër njoftimeve, stampave ose vizave”.         
3- Ardit Shmilli, 24 vjeç, banues në Poliçan, për veprën penale “Trafikimi i personave, kryer në bashkëpunim”.  
4-Zamir Hodo, 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i personave, kryer në bashkëpunim”       
5-A. Qama, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

Article Logic
Execution time: 0.0022971630096436