INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tradhëtitë gjatë martesës! Gjinia më e prirur…

Tradhëtitë gjatë martesës! Gjinia më e prirur…

Publikuar më: 12:15 07-10-2018

Vitet e fundit në të gjithë botën tendenca për të tradhëtuar gjatë martesës është në rritje dhe këtu nuk përjashtohet as Shqipëria. Kjo kuptohet qartazi pasi dhe numri i divorceve ka pësuar rritje. Po cilat janë preiudhat kryesore gjatë matesës që çiftet tradhëtojnë? Gleeden.com, sajt i cili merret me takimet jashtë martesore ka realizuar një sondazh ku u përfshinë, 1565 italianë, meshkuj dhe femra të moshave të ndryshme.
Ku rezultoi se gjatë 365 ditëve të para të martesës, janë kryesisht meshkujt ata që tradhtojnë dhe vetëm 5% e femrave të intervistuara deklaruan se kishin tradhtuar partnerin me një mashkull tjetër. Ndërsa nga ana e burrave kjo përqindje shkon në 27%. Periudha më e ekuilibruar për femrat është pas vitit të parë deri në të tretë, pasi lidhet me lindjen e fëmijës së parë. Në këtë periudhë femrat përqendrohen vetëm tek fëmija, duke lënë mënjanë kërkesat e mashkullit, i cili ndihet i lënë pas dore dhe tradhëton, pasi do të ndihet i dëshiruar. 36% e meshkujve në këtë periudhët deklarojnë se kanë pasur një histori tjetër gjatë martesës.
Po pas vitit të trete të martesës deri në të 9-in nisin krizat e forta, mërzitë e para, pasioni i fillimit nis e shuhet. Tradhtia në radhët e meshkujve 58%, ndërsa tek femrat 46%. Në këtë periudhë të dy partnerët duan të jenë më shumë jashtë shtëpisë. Pas vitit të nëntë e më tej quhet periudha e pabesisë kronike. Shumë çifte privohen nga liritë e tyre. Fëmijët po rriten dhe kanë më pak nevojë për prindërit. Në këtë periudhë tradhtia te meshkujt kap shifrën 49%, ndërsa te femrat 36%. Po pas vitit të 25-të të martesës martesat kanë më shumë stabilitet kjo dhe për shkak të plakjes, meshkujt që tradhëtojnë janë më të paktë dhe zbret në 13%. Në këto raste tradhtarët kërkojnë kryesisht partnerë më të rinj, për të kthyer pas orën biologjike.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379