Një luftë që nuk mbaron kurrë është ajo midis Wanda Narës dhe Maxi Lopez. Ish-bashkëshorti është ai që së fundmi ka rindezur sërish polemikat. Në një intervistë për gazetën spanjolle “AS” ka dhënë disa deklarata, që mund të interpretohen si oferta joshjeje nga Nara për Lopez:
“Më merr gjithnjë kur burri i saj (Ikardi) ndodhet në grumbullim me skuadrën. Kërkon që të shkoj për të takuar fëmijët në rastet kur ndodhet vetëm.
Unë dua vetëm të takoj fëmijët e mi, por nuk mund të shkoj, pasi nuk dua të bie pre e lojës së saj”, tregon Maksi Lopez.
E menjëhershme ka qenë edhe replika e Wandës në profilin e saj në “Twitter”, ku shkruan: “Nuk ke asgjë tjetër për të bërë, por të flasësh vetëm për mua?!”








20 Feb 2026 





