INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tony Blair zbret me helikopter në Himarë, takohet me Ramën në vilat qeveritare

Tony Blair zbret me helikopter në Himarë, takohet me Ramën në vilat qeveritare

Publikuar më: 20:39 03-08-2016

Ish-kryeministri britanik Tony Blair është këshilltar i qeverisë shqiptare, ku pak kohë më parë ka drejtuar edhe një mbledhje të Këshillit të Ministrave. Pasditën e sotme, ai ka zbritur me helikopter në stadiumin e Himarës, por nuk dihet ende nëse ka ardhur për t’i dhënë këshilla kryeministrit Rama, me të cilin mësohet se ka zhvilluar një takim në vilat qeveritare bë Himarë, apo thjeshtë për pushime.

Kryeministri Rama prej disa ditësh ndodhet me pushime në Jug të vendit, ndërsa mendohet se edhe ish- kryeministri britanik mund të kalojë disa në bregdetin shqiptar.

Article Logic
Execution time: 0.0038819313049316