INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Toçi: 'Fatos Kongoli në gjendje të rëndë, ka nevojë për gjak'

Toçi: 'Fatos Kongoli në gjendje të rëndë, ka nevojë për gjak'

Publikuar më: 18:25 28-02-2018

Shkrimtari i njohur Fatos Kongoli mësohet se po kalon një situatë të vështirë shëndetësore.
Prej pak kohësh ai gjendet i shtruar në spitalin Nënë Tereza.
Lajmin e ka bërë të ditur botuesi i tij Fatmir Toçi i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar se Kongoli ka realizuar dy ndërhyrje kirurgjikale dhe për momentin ka nevojë për gjak.

FATOS KONGOLI ËSHTË I SËMURË…
"Fatos Kongoli, ndër shkrimtarët më të dashur dhe më përfaqësuesi i periudhës 30 - vjeçare së tranzicionit shqiptar ndodhet prej kohësh në spital në gjendje të rëndë.
Në dy muajt e fundit i janë bërë dy ndërhyrje kirurgjikale në aparatin tretës në deuden dhe është i klasifikuar më diagnozën “Ca – rerum”. Falënderojmë mjekët dhe personelin e repartit të Kirurgjisë në QSUT për kujdesin e përkushtimin, në mënyrë të veçantë prof. dr. Edmond Çeliku.
Fatos Kongoli ndodhet në peiudhën postoperatore në QSUT “Nënë Tereza” dhe ka nevojë për dhurim gjaku…
Fatos Kongoli na ka dhuruar ne dhe letërsisë shqipe 15 vepra letrare të çmuara, të ribotuara disa herë e të përkthyera në shumë gjuhë të botës, duke e bërë Shqipërinë edhe më të njohur e më të vlerësuar në mbarë botën kulturore.
Me qindra e mijëra janë lexuesit dhe ithtarët e tij që kanë gjetur te vepra e Kongolit realitetin e kohës, qetësinë e munguar dhe dashurinë për njeriun.
Kongoli na ka dhënë shumë dashuri në kohë të vështira, sot ka nevojë për mbështetjen tonë dhe, ndoshta, për një vëmendje më të madhe për një trajtim më të specializuar nga drejtuesit e institucioneve shtetërore."- ka shkruar Fatmir Toçi

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105