INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
TKZ vendos nëse do të marrë pjesë në stadium sot, përgatisin edhe një surprizë

TKZ vendos nëse do të marrë pjesë në stadium sot, përgatisin edhe një surprizë

Publikuar më: 16:07 26-03-2018

“Tifozat Kuq e Zi” të kombëtarës kanë venosur nëse do të marrin pjesë në stadium ditën e sotme, ku Shqipëria do të përballet me Norvegjinë. Me anë të një statusi në facebook TKZ ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në këtë ndeshje, duke vazhduar bojkotin ndaj kombëtares.

“Pas përpjekjeve të vazhdueshme për të realizuar një takim me ministrin e brendshëm, ky takim akoma nuk është realizuar. Vlen të përmendet gadishmëria e FSHF-së për të ndihmuar dhe ndërmjetësuar në gjithë këtë proces. Si rrjedhojë e këtyre rrethanave të pandryshuara, TKZ vazhdon bojkotin edhe në ndeshjen e sotme, për ndeshjet brenda, duke shpresuar në gjetjen sa më të shpejtë të një gjuhe të përbashkët me autoritetet policore. Sidoqoftë, i urojmë suksese kombëtares sonë në miqësoren ndaj Norvegjisë”-ka shkruar TKZ.

Megjithatë, tifo-grupi më i zjarrtë i kombëtares do të hyjë në stadium vetëm për 30 minuta, për të realizuar një surpizë. Një prej anëtarëve të TKZ, do ti bëjë një propozim për martesë nuses së tij dhe më pas do të dalin përsëri nga stadium.

“Përshëndetje çuna. Grupi ynë, siç e dini, vazhdon të jetë në bojkot. Sot kryesia jonë ka vendos që të futemi në stadium 30 minuta pasi njëri prej anëtarëve të kryesisë do t’i bëjë propozim për martesë nuses së tij. Biletat do t’i blejmë rrugës për në stadium. Kush dëshiron të vijë në orën 5, takohemi te lloto. Mbasi të dalim nga stadiumi, të gjithë bashkë do ta shikojmë ndeshjen në lokal”-shkruan një nga anëtaret e TKZ.

Kujtojmë që TKZ ka disa kohë që bojkoton kombëtaren e futbollit në ndeshjet në shtëpi, si kunder reagim ndaj trajtimit nga policia.

Article Logic
Execution time: 0.0047190189361572