INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tjetër taksë në Rrugën e Kombit? Ja për çfarë bëhet fjalë dhe reagimi Prishtinës

Tjetër taksë në Rrugën e Kombit? Ja për çfarë bëhet fjalë dhe reagimi Prishtinës

Publikuar më: 13:31 28-08-2019

Përveç taksës së vendosur prej kohësh, përdoruesve të Rrugës së Kombit do t’iu duhet të përballen me një tjetër përvojë, dhe është fjala për mjetet e tonazhit të rëndë.

Mediet në Prishtinë raportojnë se në tollin (vend i ndërtuar ku makinat ndalen për të paguar pagesën) e pagesës së Rrugës së Kombit do të vendoset edhe peshorja për automjetet e tonazhit të rëndë.

Ky vendim i marrë nga Qeveria e Shqipërisë nuk është pritur mirë në Kosovë.

Pal Lekaj që aktualisht është ministër në detyrë i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, shprehet për mediat se institucionet e Shqipërisë nuk i kanë informuar për një vendim të tillë.

Ministri i Kosovës e ka quajtur të panevojshme një taksë të tillë dhe ka thënë se do të shprehë kundërshtimin e institucioneve të Kosovës.Vendosja e taksës për kalimin e automjeteve në Rrugën e Kombit nisi në shtator të vitit të kaluar.Pagesa bazë mbi të cilën përllogariten të gjithë tarifat e tjera është përcaktuar 4.15 euro pa TVSH. Duke i shtuar edhe taksën tarifa plotësohet në 5 euro.

Mbi këtë bazë nisin përllogaritjet e tjera sipas koeficientëve të përcaktuar për cdo lloj mjeti. Kështu për automjetet me tre rrota koeficienti është 0.50 dhe taksa llogaritet në 2.5 euro.Për automjetet me katër rrota, koeficienti është 1dhe taksa llogaritet 5 euro bashkë me TVSH-në.

Pikërisht këtu futen edhe autoveturat të cilat janë edhe mjetet më të shumta në numër që qarkullojnë në këtë aks kombëtar. Për autobusët, dhe mjetet e tjera me gjashtë rrota, që hyjnë në kategorinë E dhe F, koeficienti është 2.25.Pra taksa për ta do të jetë rreth 11 euro. Për kamionët e rëndë të kategorisë H, koeficienti do të jetë 4.5, dhe ata do të paguajnë plot 23 euro.

Kujtojmë se me 15 prill të 2018-së, Qeveria e Shqipërisë mori vendimin që për çdo kalim të “Rrugës së Kombit” të paguhet taksë.

 

Article Logic
Execution time: 0.004004955291748